Tv Klan ka siguruar foto të anijes shqiptare në portin e Tripolit me flamur panamez, ?Envi 1? e bllokuar prej disa ditësh në Libi.

Siç shihet, mbi të kanë vërshuar qindra njerëz, që kërkojnë të largohen nga Libia e përfshirë në kaos që prej Pranverës Arabe dhe vrasjes së Muhamar Gedafit.

Anija me 5 marinarë shqiptarë dhe me 3 drejtues malazeze u ndalua për kontroll, pasi ishte larguar afro 12 milje nga porti i Tripolit.

Në momentin e ndalimit ajo kishte te ngarkuar rërë që do ta transportonte në Maltë.

Por sapo është rifutur në port, mbi të kanë vërshuar mijëra libiane që kërkojnë të emigrojnë në vendet e Bashkimit Europian.

Drejtuesit e anijes thonë se gjithçka ka qenë e organizuar nga zyrtarë libianë të lidhur me bandat e trafikut, me qëllim që anija e mallrave të përdorej për të kaluar klandestinët.

Alarmi i dhënë nga autoritetet shqiptare, pas njoftimit te marre nga pronaret, bëri që autoritetet libiane të ndërhyjnë seriozisht dhe t?i largojnë emigrantet.

Anija pritet te niset nga porti i Tripolit pas kryerjes se disa dokumenteve për arsyet e ndalimit.

Tv Klan