Një sasi droge është sekuestruar sot në Portin e Vlorës. Nga të dhënat e para, bëhet e ditur se është ndaluar kamioni me targa AA 939 LK.<br /><br />Policia Kufitare njofton se lënda narkotike ishte fshehur në shufra alumini brenda mjetit, i cili kishte si destinacion Italinë.<br /><br />Policia ka ndaluar shoferin e kamionit, ndërsa vazhdon punën për të zbuluar sasinë e drogës së kapur.
