Magji, argëtim dhe kërcim solli mbrëmja e dytë LIVE e ?Dance with Me?, edicioni i 4t në Televizionin Klan. Skenografitë e kuruara deri në detaj na çuan nga trenat e nëntokës tek atelietë ku marrin jetë veprat e artistëve.

Ana dhe Albi hapën mbrëmjen me një street dance ritmik dhe plot jetë nën tingujt e Shape of you të Ed Sheeran.

Xhensila dhe Trimi sollën plot klas dhe pasion në skenë mbretëreshën e këngëve POP te Michale Jackson ? Dirty Diana.

Ndërsa çifti Fiori dhe Iljard erdhën me një vals pasionant duke ndarë me publikun emocione të mëdha.

Rovena dhe Meritoni, piktura dhe skultura e një artisti, sollën shumë të gjallë për publikun marrëdhënien e ngushtë që autori ka me veprën e tij.

Linda Rei surprizoi sërish këtë mbrëmje duke sjellë rolin e një femre provokuese dhe plot sharm që i sjell vërdallë meshkujt që i afrohen.

Mbrëmja u mbyll me performacën fantastike të Xhenit dhe Benardit të cilët impresionuan publikun me performancën e tyre të ?Bird set free? nga Sia.

Nuk muguan as batutat, vlerësimet dhe polemikat nga anëtarët e jurisë Robert Alija, Valbona Selimllari dhe Albi Nako.

Nga votat e jurisë dhe publikut, çifti i mbrëmjes u shpall Rovena dhe Meritoni.

Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu sjellin çdo të hënë në ekranin e TV Klan në orën 20.15 spektaklin e thyerjes së rekordeve. Formula është vetëm një, Kërce!

Tv Klan