Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Kultures Mirela Kumbaro inspektoi vendvarrimin e Skënderbeut në Lezhë dhe zonën muzeale që e rrethon atë, ndërsa qeveria përgatit vitin e heroit kombëtar.
Restaurimi i vendvarrimit të Skënderbeut, shpallja e 2 marsit festë kombëtare dhe vendosja e shtatores së Skënderbeut pranë zonës muzeale janë kërkesa që i janë paraqitur ministres Kumbaro nga nënkryetarja e Bashkisë Lezhë Alfrida Marku e cila shoqëronte ministren në këtë inspektim.
Marku: Unë bëj thirrje që ta mbështesnin Bashkinë e Lezhës në tre projekte. Shpalljen e datës 2 mars si festë kombëtare, vendosjen e shtatores si dhe rimodelimin e vendbanimit të heroit tonë kombëtar.
Kërkesës së bashkisë, Kumbaro iu përgjigj pozitivisht, por duke kërkuar nga kjo njësi vendore që të depozitoje projekte konkrete në mënyrë që të marrin financim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/skenderbeu-kerkohet-qe-2-marsi-te-shpallet-feste-kombetare/