Ai është i pari film horror në gjuhën shqipe dhe në kinemanë shqiptare. ?Bloodlands?, është një pelikul e frymëzuar nga legjendat e shtrigave të njohura në Ballkan dhe Shqipëri. Ky film është me produksion shqiptar-australian. ?Bloodlands? flet për historinë e një gruaje së cilës në mënyrë misterioze i kanë vdekur fëmijët dhe pasi dhunohet nga banorët largohet në mal dhe shëndërrohet në shtrigë dhe bashkë me një grup fëmijësh që i rrit vetë dhe i mëson se sit ë jenë të dhunshëm do të fillojë hakmarrjen. Në luftën kundër shtrigës përfshihet edhe një familje kasapësh për të mbijetuar.<br />Në këtë film luajnë aktorët Gëzim Rudi,Suela Bako, Alesia Xhemalaj, Ilire Vinca, Dritan Arbana etj.<br />Dritan Arbana i ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan, tha se xhirimet janë realizuar në Tiranë, Elbasan, Ibë, Petrelë dhe në një zonë jashtë Tiranës në Kombinat dhe kanë zgjatur 3-4 javë. <br />?Ky film është i rafinuar në detaje dhe kjo është diçka shumë e mirë. Ne kemi qenë ekip i shkëlqyer. Premierën ky film e ka patur në Skoci dhe është pritur shumë mirë. Aty pritja ka qenë e jashtëzakonshme, njerëzit kishin shumë kuriozitet për gjakmarrjen. Pastaj është luajtur në, Portugali, Belgjikë, Australi dhe në Kore? tha Arbana.<br />Filmi ?Bloodlands?, do të shfaqet për disa javë në kinematë shqiptare.