Surprise Me!

Report TV - Shkodër, mbyllet firma që prodhonte pije false

2018-05-02 3 Dailymotion

SHKODER-AKU ka mbyllur paraditen e kësaj të mërkure firmën ?Brilanti? e cila prodhonte pije të ndryshme false.

Firma prodhonte pije të ndryshme alkoolike, por jo vetëm, me kosto të ulët duke rrezikuar jetën e qytetarëve, pasi nuk kishte asnjë standard, ndërsa pas denoncimit në media është mbyllur.

Autoriteti i Kontrollit Ushqimor, hetimi tatimor dhe krimi ekonomik kanë mbyllur magazinat e firmës së prodhimit të pijeve ndërkohë që po punohet për gjetjen e produkteve se ku janë shitur në mënyrë që të hiqen nga tregu për të mos dëmtuar konsumatoret.

AKU: U kontrollua më parë vetëm në një pjesë të magazinës...
Drejtori i AKU Dritan Sejko thotë se ky subjekt është kontrolluar më parë po vetëm në pjesën e ligjshme të tij, pa depërtuar në pjesën tjetër.

?Pas denoncimit të gjitha institucionet bashkëpunojnë, situata është kritike në këtë subjekt, ishte e nevojshme bashkëpunimi me të gjithë institucionet, është marrë masa e bllokimit.

Po merren masa për analizat dhe të gjendet ku janë shitur produktet. Fabrika është bllokuar. Janë duke u marre faturat dhe do te behet gjurmueshmëria.

Buy Now on CodeCanyon