Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Durrësi është tronditur pasditen e sotme nga një ngjarje tragjike. Tre fëmijë të mitur të familjes Konçi kanë humbur jetën, pasi banesa e tyre ka shpërthyer në flakë. Ngjarja ka ndodhur në orën 17:30 në Romanat, një fshat në veri të Shijakut.

Viktimat, trenjakë të moshës 3 vjeç, të tre meshkuj, mësohet se kanë qenë vetëm nnë banesë në momentin kur ka rënë zjarr.

Trupat e pajetë të tyre u nxorën nga zjarrëfikësit. Ndërsa shtëpia dhe mobileritë pothuajse janë djegur plotësisht.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se e ëma e viktimave ka dëshmuar se i kishte mbyllur fëmijët vetëm në shtëpi dhe është larguar për punë larg shtëpisë.Kur është kthyer ka parë shtëpinë në flakë. Edhe babai i tre djemve të mitur nuk ndodhej në shtëpi.

Ende nuk dihet çfarë e ka shkaktuar zjarrin në banesë, por dyshimet e para të policisë lidhen me faktin se trenjakët mund të ketë qenë duke luajtur me shkrepëse dhe u kanë vënë flakën orendive.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tragjedi-ne-durres-trenjaket-3-vjecare-digjen-ne-banese/