Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Berat, prindërit nuk gjejnë vend për të sistemuar fëmijët e tyre në çerdhe e kopshte.
Edhe përmirësimi i kushteve në tre lagje të Beratit ka shtuar kërkesat për regjistrim të fëmijëve.
Nën/drejtorja e Qendrës së Arsimit pranë bashkisë së Beratit, Mimoza Shkurti, bën me dije se në të tre çerdhet e qytetit këtë vit ka pasur një dyfshim të kërkesave dhe për këtë bashkia ka vendosur ndërtimin e një ndërtese të re.
Shkurti: ?Ka një rritje të frekuentimit. Nëse në një kopësht ka pasur 30- 40 fëmijë këtë vit janë shtuar. Kemi menduar të hapim një çerdhe në lagjen Uznovë.?
Në bashkëpunim me PNUD dhe donatorë të tjerë bashkia ka mundësuar krijimin e mjediseve të mira për qëndrimin e fëmijëve në këto çerdhe, të cilat akomodojnë më shumë fëmijë se një vit më parë.
Rritje të kërkesave për rregjistrime ka pasur dhe në nëntë kopshte publike që ka Berati.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/dyfishohet-kerkesa-per-regjistrim-ne-cerdhet-dhe-kopshtet-e-beratit/