Qentë pitbull, por jo vetëm, vijojnë të përbëjnë një shqetësim sigurie për qytetarët e Tiranës.

Report TV përmes një vëzhgimi konstatoi se kjo situatë nuk po merr një zgjidhje reale për të evituar incidentet, të cilat nuk kanë qenë të pakta.

Mjekët veterinerë bëjnë fajtor për situatën ata të cilët mbajnë qentë pitbull.

Ngjarja e rëndë e 3 ditëve më parë ku një vajzë shqiptare 13 muajshe u masakrua në Itali nga 2 qen të rracës pitbull, na ktheu në vëmendje një rrezik të vazhdueshëm të rrugëve të Tiranës.

E lidhur me kulturën e mbajtjes së kafshëve apo me mosrespektimin e rregullave, ajo që vihet re është levizja pa masa sigurie e kafshëve të klasifikuara të rrezikshme. Sipas qytetarëve kjo situatë nuk po merr zgjidhje reale.

?Nuk ndihem i sigurt por nuk kam se cfarë të bëj, vij me fëmijët? shprehet një qytetar

?Kam shumë frikë nga kafshët sidomos pasi pamë edhe informacionin për atë fëmijën në Itali që e hëngri qeni? rrëfen një zonjë.

?Kur ka kafshë të ndryshme sidmos qenë kalimi është i pasigurt, kafsha kafshë mebtet në cdo moment mund të egërsohet e mund të kafshojë? thotë një kalimtar.