Surprise Me!

Denohet me 35 vite burg Ferdinand Rukaj

2018-05-02 3 Dailymotion

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 35 vite burg Ferdinand Rukaj, i cili vrau në Fier gruan e tij Liljana Rukaj duke e hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonin.

44-vjeçari në seancën e fundit ka kërkuar mëshirë nga togat e zeza. Rukaj i sqaroi gjykatës se nuk e kishte menduar ndonjëherë që do mund të vriste gruan e tij. Por sipas tij ajo sillej shumë keq me të dhe herë pas here krijonte debate.

Por pavarësisht pendimit, gjykata e ka dënuar me 35 vite burg. Rukaj i shpëtoi dënimit me burg të përjetshëm pasi kërkoi gjykim të shkurtuar. Tre dhjetorin e vitit të kaluar pas një debati me gruan në apartamentin e tyre Ferdiand Ruka hodhi gruan e tij nga dritarja e tualetit.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon