Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy medikamente të rimbursueshme mungojnë në farmacitë e Tiranës. Bëhet fjalë për ilaçin Madopar, i cili shërben për të sëmurët me Parkinson dhe ilaçi Rivotril për të sëmurët me epilepsi.
Të sëmurët kronikë me parkinson denoncuan në emisionin ?Boom? mungesën prej më shumë se dy muajsh të medikamentit Madopar, i rimbursueshëm por që këta të sëmurë nuk arrijnë ta sigurojnë sepse farmacitë nuk kanë ose nuk japin të paktën jo më me rimbursim.
Gjithashtu në emisionin ?Boom? janë drejtuar të afërm të të sëmurëve me epilepsi dhe kanë denoncuar mungesën e ilaçit Rivotril, medikament i rimbursueshëm që edhe ky nuk gjendet askund nëpër farmaci.
Në lidhje me mungesën e dy medikamenteve Rivotril dhe Madopar në farmaci emisioni ?Boom? depozitoi në Ministrinë e Shendetësisë një kërkesë për informacion dhe kjo e fundit na kthen një pergjigjje duke na thënë se: ? Lidhur me barin Madopar për të cilin kishte mungesë janë marrë masa per zgjidhjen e situatës dhe aktualisht nuk ka pengesë për furnizimin e tregut tonë me barin në fjalë.?
?Referuar barit Rivotril ju bëjmë me dije se bari në fjalë është alternativë e dytë në Listën e Barnave të Rimbursuara në 2016. Alternativë e parë Clonotril 2 është i njëjti princip aktiv e prodhuar nga një kompani tjetër ka detyrimin ligjor të jetë e pranishme në tregun tonë, nuk ka munguar asnjëherë dhe vijon të furnizohet rregullisht duke siguruar mjekimin e të gjithë pacientëve që kanë nevojë për këtë bar.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ne-farmaci-nuk-ka-ilace-per-te-semuret-me-parkinson-dhe-epilepsi/