Lulzim Basha ka qenë i ashpër me rebelët në PD duke deklaruar se do të largohen jashtë ?gardhit? ata janë kundër vijës së partisë, ndërsa ka kërkuar bashkim kundër qeverisë së Edi Ramës.

?Kush është kundër PD-së do të dalë jashtë ?gardhit? pasi nuk ka punë në PD.

Dolëm nga një luftë, nuk ishin zgjedhje por luftë, duhet të bashkohemi për betejat e ardhshme.

Cdo sulm pa fakte, me hamendësime ndaj PD dhe lidershipit, një shërbim që me vetëdije që i behet Edi Ramës.

Ndryshimet statutore për vitalizimin, reformimin, demokratizimin e partisë. Rritja e rolit te anëtarësisë.

Qëllimi i analizës, përbashkimi i demokratëve. Ti japim përgjigje skemës së shit-blerjes së votës.

Të identifikojmë skemën e tyre, emër për emër. Përgjegjësinë time e mbaj, dhe e kam mbajtur para gjithë anëtarësisë së PD? mësohet se është shprehur Basha, sipas burimeve të Report Tv brenda mbledhjes.

Basha për kritikët: Nuk do të lejoj fraksione brenda PD
Ndërsa në përfundim të mbledhjes Lulzim Basha ka deklaruar për mediat se ?Shpresa e vetme e këtij vendi është opozita, është PD. Mbledhja ka qenë e shoqëruar me dialog dhe debat, pavarësisht deformimeve në media, ka qenë brenda kufijve.

Lajmi është votimi unanim i Kryesisë për të nisur një proces analize dhe konsultimi me bazën duke përfshirë të gjithë simpatizantët me qëllim reformimin, bashkimin dhe përballjen me Ramën dhe qeverinë e tij.