Në Kukës, dimri ka trokitur më herët duke zbardhur majat e maleve duke i dhënë imazhin dimëror.

Lartësitë e Malit të Gjalicës, janë zbardhur nga dëbora e parë vjeshtore. Bora që më tepër ngjason si një pluhuri te bardhë ka rënë pas tre ditëve reshje shiu, që shoqëruan gjithë rajonin veri-lindor.

Gjithashtu ka patur edhe ulje të ndjeshme të temperaturave të ajrit.

Pavarësisht rënies së borës në malin e Gjalicës, është shumë herët të thuhet për borën e parë tipike të dimrit por sigurisht veriu është ai që e ndjen më herët dimrin edhe pse realisht jemi në vjeshtë.