Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë një intervistë të veçantë për Report Tv me gazetaren Rashela Shehu, gjatë udhëtimit me biçikletë në kuadër të "Ditës pa Makina".

Veliaj foli për vizionin e Bashkisë së Tiranës për të promovuar mjetet ekologjike të cilat reduktojnë ndotjen dhe mbrojnë ambientin.

Kryetari i Bashkisë paralajmëroi masa drastike me gjoba për të gjithë ata që bllokojnë me automjete korsitë e dedikuara për biçikleta.

"Është trefishuar numri i biçikletave që qarkullojnë në Tiranë. Bashkia do gjobisë këdo që bllokon me makinë korsitë e dedikuara.