Surprise Me!

Bushati në OKB: Rrjet për gratë ndërmjetësuese - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-02 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gratë mund të jenë ndërmjetësuese shumë të mira për paqen, duke kontribuar për sigurinë në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. Mesazhi u dha ne aktivitetin ?rrjeti i grave ndërmjetësuese mesdhetare-nga letrat ne praktike?, ku mori pjese ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati dhe homologu i tij italian Anxhelino Alfano.

Deklaratat u bene gjatë takimit ne kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

?Kohet e fundit kemi miratuar strategjinë kombëtare për barazinë gjinore dhe po bëjmë progres për te finalizuar adaptimin e planit kombëtar ne zbatim e rezolutës 1325 te Këshillit te Sigurimit. Prandaj, ne besojmë se roli i grave ne ndërmjetësim për zgjidhjen e shume çështjeve që shqetësojnë vendet anëtare të Mesdheut, është e rëndësishme dhe duhet inkurajuar.?

Në ditën e tretë të qëndrimit në Nju Jork, Ministri Bushati zhvilloi një takim edhe me Drejtorin Ekzekutiv të Komitetit Amerikano-Hebre David Harris dhe anëtarë të organizatës. Bushati e informoi Harris për përparësitë e qeverisë së re, e mbi zhvillimet më të fundit në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit, ku theksoi nevojën e shfrytëzimit të gjitha rrugëve dhe mundësive për t?i forcuar ato më tej.

Buy Now on CodeCanyon