Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Te ftuar: Erion Veliaj, Juli Xhokaxhi, Robert Rakipllari

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/opinion-erion-ve?gjet-per-tiranen/

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se bashkia nuk ka asnjë lidhje me projektin që parashikon ndërtimin e rrugës dhe zgjerimin e lumit Lanë, ku për shkak të këtij projekti, rrezikohet shembja e disa shtëpive në zonën e Shkozës. Veliaj tha sonte në studion e emisionit ?Opinion?, se Bashkia e Tiranës nuk është përgjegjëse për këtë projekt, përveçse interesimit social. Ai theksoi se i ka takuar banorët, por për një qëllim tjetër. Sipas tij, bashkia ka dhënë 27 hipoteka të ndërtimeve me vendim ekzekutiv para vitit 1991, të cilat nuk ishin në gjurmë të projektit. ?Bashkia ka aplikuar atë që e lejon ligji, VKM e Sali Berishës e vitit 2012 për të pranuar për hipotekim të gjitha ato shtëpi të dhëna me leje të Komitetit Ekzekutiv që nuk kanë pasur shkelje?, tha Veliaj. Kryebashkiaku theksoi se banorëve iu ka thënë se ky nuk është një projekt i bashkisë, por do shkojë në ARRSH të pyesë se çfarë është projekti dhe më pas, çfarë mund të bëjë bashkia do t?a bëjë. Ai bëri me dije se i vetmi bonus social që mund të realizojë Bashkia e Tiranës është bonusi i qirasë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sonte, në studion emisionit ?Opinion?, ka folur për shpronësimet në Shkozë, i cili tha se po zbaton një vendim të qeverisë së Sali Berishës, sipas të cilit hipotekohen vetëm ato shtëpi të dhëna me leje të Komitetit Ekzekutiv. ?Bashkia ka aplikuar atë që e lejon ligji, VKM e Sali Berishës e vitit 2012 për të pranuar për hipotekim të gjitha ato shtëpi të dhëna me leje të Komitetit Ekzekutiv që nuk kanë pasur shkelje?, tha Veliaj duke sqaruar se ndërtimet janë në gjurmën e projektit të vitit 1989 të qeverisë së Adil Çarçanit. Ndër të tjera tha se Partia Demokratike po hedh ?lot krokodili? pasi ka pasur çdo mundësi që t?i legalizonte ato banesa. ?Unë nuk kam qenë asnjëherë Ministër i Transporteve, Lul Basha që është sot kryetar i opozitës ka qenë Ministër i Transporteve, ka bërë edhe ligjet e ALUIZNI-t ka qenë edhe i ALUIZNI-t dhe mund t?i kishte legalizuar. Këtu jam duke të provuar faktin se Bashkia s?ka lidhje me këtë dhe dy partitë që sot janë në opozitë, i kanë drejtuar këto dy dikastere dhe i kanë bërë këto dy kontrata. Më duket e pandershme, më duket jo njerëzore dhe më duket e padrejtë që autorët e këtij projekti, sot mundohen të gjejnë fajin tek Bashkia e Tiranës, kur ne jemi këtu vetëm për të dhënë një asistencë sociale. Kështu që të sqarojmë pjesën jemi apo s?jemi të përfshirë dhe kush është i përfshirë?, është shprehur Erion Veliaj.

I ftuar në emisioni ?Opinion? kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është shprehur se banorët të cilëve do ju prishen banesat e tyre nga Bashkia për projektin e unazës së madhe do t?u mundësoj një vite pagesën e qirasë. Veliaj tha se është i gatshëm ti takoj banorët në çdo k...