Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrësve, Sonila Qato, ka zhvilluar sot një takim me shoqata të biznesit, të cilët i ka siguruar se asnjë zyrtar shtetëror nuk do të tolerohet për t?u bërë pengesë për punën e përditshme të biznesit.

Qato tha se qeveria do të jetë aleate me sipërmarrësit dhe për këtë kërkoi vendosjen e një komunikimi të vazhdueshëm mes tyre dhe qeverisë.

Fjala e plotë e ministres:
I nderuar Z. Bregasi,
Te nderuar miq sipermarres, Ju falenderoj per ftesen Tuaj dhe organizimin e ketij mengjesi pune, i cili shenon dhe fillimin e nje serie takimesh mes nesh, me qellim konsolidimin e nje marredhenie te drejtperdrejte mes secilit prej jush dhe kabinetit qeveritar, permes Ministrit te Shtetit per Mbrojtjen e Sipermarrjes.

Se pari, deshiroj t?ju percjell gjithe mbeshtetjen e Kryeministrit Rama, ne misionin e perbashket te rritjes dhe fuqizimit te sipermarrjes ne Shqiperi si dhe ndertimit te nje klime te re te Biznesit, duke krijuar nje dimensioni te ri te ri ku e gjithe administrata shtetrore vihet ne dispozicion te sipermarrjes si kontributori me I fuqishem I ekonomise tone kombetare. Ne, se bashku dyhet te punojme per te kthyer Shqiperine ne nje vend
- miqsor ndaj sipermarrjes,
- terheqes per investime strategjike te huaja apo vendase
- dhe konkurues ne rajon.