Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Libri i Presidentit të Kinës Xi Jing Pi, "Qeverisja e Kinës", i përkthyer në shqip, është promovuar edhe në Tiranë.

Në një aktivitet ku merrnin pjesë përfaqësues të lartë të politikës dhe ambasadorë, të pranishmit u njohën me Ambasadorja e Kinës tha se përmes këtij libri Shqipëria ka mundësi për ta njohur më mirë Kinën.

"Jam e bindur që botimi i librit do të thellojë njohuritë e popullit shqiptar për Kinën" deklaroi Jiang Yu

I pranishëm, Presidenti Ilir Meta, përdori një proverb kineze për të përshkruar marrëdhëniet gjithnjë e në rritje mes Shqipërisë dhe Kinës.

"Kina jo vetëm është një vend i madh, por përfaqëson dhe një qytetërim të lashtë dhe trashëgimi kulturore mbi 5 mijë vjeçare. Për ne shqiptarët ajo mbetet një vend mik me të cilin kemi ndërtuar marrëdhënie të veçanta miqësie e bashkëpunimi. Miqtë që kanë të njëjtat qëllime e ideale nuk i ndajnë as male as oqeane"

Ndërkohë, presidnenti i grupit ndërkombëtar i botuesve të Kinës, tha se libri në fjalë është I ndarë në 18 kapituj, ku përfshin intervista, udhëzime dhe korrespondenca nga muaji nëntor 2012, deri në qershor 2014.

Për më shumë lexoni në: