Surprise Me!

Malko: Në mbledhjen e kryesisë u kaluan normat e etikës

2018-05-02 1 Dailymotion

Gent Malko, anëtar i kryesisë i së Partisë Demokratike i pranishëm në mbledhjen e këtij forumi tregon se çfarë ndodhi për afro 4 orë në takimin që u shoqërua nga jo pak debate te ashpra dhe tensione.

?Nuk ka qenë një mbledhje e qetë. Ka qenë mbledhje me kritika të forta ndaj Bashës që prej marrveshjes së 18 Majit, humbjes në zgjedhje dhe seancës se parë parlamentare që u pa se tre deputetë të PD shiten votat. Pati një moment tensioni ku normat e etikes u kaluan.?

Situata dramatike në të cilën ndodhet Partia Demokratike thotë Malko dikton ringrigritjen e saj, vetëm përmes një platforme që sipas tij duhet të përmbushë dy qëllime.

?Kam bërë një propozim në mbledhje për një platformë lidhur me riogranizImin dhe analizën. Momenti ringritjes fillon me besimin. Kemi dy beteja, të voglën brenda partisë të fitojmë besimin e strukturës dhe të madhen të fitojmë elektoratin e humbur që u thellua për shkak të keqmenaxhimit të partisë".

Malko nuk lë pa thumbuar edhe refuzimin e Bashës për të legalizuar fraksionet në parti.

"Basha ka frikë nga ideja e fjalës fraksion deklarata e Berishës se ka pas këshilltarë mizerabël vlen dhe për këtë, sepse platformën tonë se priti keq. Brenda, po mesa duket e këshilluan keq kur doli jashtë. Nëse një parti nuk pranon platformën është debat fallco".

Ndonëse kryesia vendosi nisjen e analizës, Malko flet vetëm për një përgjegjës që sipas tij duhet të japë dorëheqjen.

?I thashë Bashës po e filluam analizën sot dëm ju bëjnë përgjegjës për humbjen jo jepni dorëheqje, s?pata përgjigje ...."

Malko thotë se nuk ka ndërmend të largohet dhe se betejën e tij do ta vijojë brenda Partisë Demokratike.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon