Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Krimi në familje ka goditur sërish, këtë radhë në qytetin e Shkodres, ku xhaxhai ka vrarë nipin e tij me armë të ftohtë thikë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ?Vojo Kushi? rreth orës 15.30 minuta dhe gjithçka mësohet të ketë ardhur pas një konflikti verbal që kishin patur viktima dhe xhaxhai i tij.
Në debat e sipër mësohet se 62 vjeçari Bujar Kuçi ka goditur me thikë nipin Mirsad Kuçi 33 vjeç, fillimisht duke e lënë të plagosur, por gjatë rrugës për në spital si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Dy plagë rezulton të ketë marrë në trup babai i dy fëmijëve, njëra në afërsi të zemrës e tjetra ne këmbë dhe mësohet se si pasojë e humbjes së madhe të gjakut, nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia e Shkodrës mbërriti në vendngjarje dhe arriti që në pak minuta të vërë në pranga, autorin 62 vjeçar, si dhe sekuestroi armën e ftohtë thikë si provë materiale.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/shkoder-xhaxhai-vret-nipin/