Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Largimi i popullsisë në moshë të re jashtë vendit, por edhe kushtet ekonomike kanë sjellë një rënie drastike të numrit të lindjeve në maternitetin e Fierit. Nga 4500 foshnje që vinin në jetë në vitet? 90, aktualisht numri ka rënë në vetëm 1200. Mjekët gjinekologë rendisin disa arsye, mes të tjerash edhe prirjen e çifteve të reja për të pasur më pak fëmijë, kryesisht për arsye të ndryshimit të kushteve të punës dhe jetesës.
Ulje drastike e numrit të lindjeve në maternitetin e Fierit. Nga 4500 lindje në vitin 1990, numri i foshnjeve që vijnë në jetë në maternitetin e Fierit është ulur në 1200 aktualisht, një rënie drastike kjo që sipas mjekëve gjinekologë ka disa arsye.
Mjeku gjinokolog, Besnik Brahimaj, shpjegon se pas viteve ?90 pati një rënie të lehtë, por më pas numri i lindjeve ra në mënyrë drastike. Ai jep edhe disa arsye.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ulje-drastike-e-lindshmerise-ne-fier/