Sopranoja me famë botërore, Inva Mula, ka kënduar mbrëmjen e së dielës rolin e Lejlasë në operën ?Peshkatarët e Perlave? në Pallatin e Kongreseve.

Mula është rikthyer me këtë rol pas 27 vitesh, ku ka qenë edhe regjisorja e premierës.

Si gjithmonë publiku nuk ia ka kursyer duartrokitjet sopranos së madhe.

Opera me tri akte është shoqëruar edhe me pjesë baleti të realizuara nga koreografët Enada Hoxha e Gert Vaso

Kanë interpretuar emra të njohur të skenës operistike shqiptare, si Armando Likaj, Ramona Tullumani, por dhe artistë të huaj.

Dirigjenti Zherar Akoka ka drejtuar orkestrën shqiptare, ai ka ardhur edhe në vitet ?90 për të finalizuar me sukses marrëdhënien mes muzikës së Bizet dhe këngëtarëve.