Të gjithë prokurorët e Krimeve të Rënda në Tiranë do i nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm, për të parë ecurinë e punës së tyre nga koha kur janë bërë pjesë e kësaj prokurorie. Me urdhër të drejtuesit të prokurorisë, Besim Hajdërmataj, çdo prokuror i kësaj prokurorie do kontrollohet për sa i përket profesionalizmit të tij, gjatë kohës që ka hetuar çështje të ndryshme.

Kjo prokurori është themeluar në dhjetor të 2004 dhe se pritet që në vitin 2018 të shkrihet duke u zëvendësuar me prokurorinë kundër korrupsion që do të quhet SPAK. "Shqiptarja.com" mëson se dosjet që do jenë objekt kontrolli do jetën vetëm tre, për çdo prokuror.

Këto dosje do zgjidhen me short në arkivën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, dhe më pas do i nënshtrohen një kontrolli mbi veprimet hetimore që ka kryer prokurori,respektimin e afateve hetimore, ndjekjen e politikave penale të dënimit etj.

Pas përfundimit të këtij kontrolli mësohet se do dilet me një raport përfundimtar mbi ecurinë e punës në këtë prokurori, dhe prokurorët që kanë pasur rezultatet më të mira, gjatë kohës që kanë shërbyer.