Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Vlorë, në rrugën Transballkanike.

Dy automjete, "Benz" dhe "Ford" janë përplasur me njëri-tjetrin, duke dalë të dy nga rruga.

Në aksident janë përfshirë edhe dy automjete të tjera.

Mësohet se një grua që udhëtonte në njërin prej makinave të përfshira në aksident është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Vlorës.

Mjeti tip ?Benz? me targa AA 330 OM, me drejtuese B.I. është përplasur me mjetin tip ?Volksëagen? , me targa AA 527 GS, me drejtues mjeti D.Q dhe pasagjere T.Q e cila është në spital jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e e aksidentit të parë janë pëfshirë në aksident edhe mjeti Benz CV 910 OX, me drejtues shtetasin R.F dhe mjeti tjetër tip ?Ford?, me targa AA 362 MZ, drejtues K.Sh.