Kryeministri Edi Rama ka ftuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në tryezën e bashkëpunimit, edhe pse ky i fundit tha pak ditë më parë se marrëveshja e 18 majit ka vdekur dhe se atë e ka vrarë vetë kryeministri në zgjedhjet e 25 qershorit.

Në mbledhjen me deputetët dhe ministrat e PS, Rama tha se dëshiron të vazhdojë ndërveprimin me opozitën dhe frymën e marrëveshjes së 18 majit, e cila sipas tij, është një frymë në shërbim të interesit të përbashkët kombëtar dhe publik.

Më tej, ai paralajmëroi kryedemokratin se PS nuk është një klient që ulet në tryezë për të pranuar menunë që i vihet përpara, duke shtuar se pa PS as nuk mund të ketë tryezë, dhe se kjo e fundit ka vullnetin e mirë të çelë diskutimin për përmirësimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor.

Ndërkohë, duke folur për bashkëpunimin qeveri-opozitë, Rama tha se nëse synojmë konsensus baza është PS-PD duke përjashtuar kështu partinë e tretë më të madhe në vend, LSI. Sipas të parit të qeverisë, boshti i dialogut janë PS dhe PD, ndërsa shtoi se opozita tjetër është e mirëpritur të japë kontributin e saj.