Pas debateve dje në Komisionin e Ligjeve për numrin e punonjësve të institucioneve të Vettingut, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka kërkuar sot në mbledhjen e grupit që qeveria të mos kursehet.

Ai theksoi se duhet të shkurtojmë diçka diku tjetër dhe nuk duhet të kursehemi nëse kemi ndërmend të pastrojmë drejtësinë shqiptare, në mënyrë që të mos fshihen pas vendimmarrjes.

?Hajde të shkurtojmë dicka tjetër, këtu nuk duhet të kursehemi nëse kemi ndërmend të pastrojmë drejtësinë shqiptare.

Ditën e premte kur të fillojnë punën, këta njerëz të mos e kenë si justifikim këtë cështje. Kjo është një situatë e pazakontë që duhet të zgjidhen me mjete të pazakonta.

Ne duhet ti kërkojmë llogari për atë që bëjnë dhe të mos fshihemi pas vendimmarrjeve tona.