"Në kontaktet e mia me të gjitha institucionet evropiane ka një vendosmëri të qartë për ta vijuar më tej procesin e integrimit me shtetet e Ballkanit Perëndimor".

Kjo vlen edhe për Shqipërinë?

"Në Shqipëri ne duam të shohim vazhdimin e dialogut, sidomos mes dy partive kryesore politike në vend. Zgjedhjet që unë vëzhgova vlerësohen pozitivisht, kështu që mbetem optimist".

Kur mund të hapen negociatat?

"Unë nuk mund të jap asnjë datë sepse është një çështje shumë e vështirë dhe e ndërlikuar, ku përfshihen edhe shtetet anëtare, por gjithsesi Shqipëria mund të ketë një shans në mesin e vitit të ardhshëm, që të nisë negociatat".

KLAN PLUS