http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-kreu i Hipotekave Ilirjan Muho mohoi të ketë pasur dijeni për regjistrimin e ish-hotel Vollgës, 30 përqind e së cilës shkoi në favor të Emiljano Shullazit. Në dëshminë e tij këtë të martë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Muho tha se prona ishte regjistruar në kohën kur ai ka qenë me pushime dhe nuk kishte ndonjë informacion në lidhje me të.

?Kur është bërë regjistrimi i Vollgës isha me pushime. Për regjistrimin më telefonoi Alban Dabulla. Ai më tha se prona u regjistrua nga Ylvi Beqaj.?

Në seancën e kësaj të marte dëshmoi edhe truproja i Ylvi Beqajt, babai i Jani Zakës dhe Fatmir Sinanaj.

I ati i biznesmenit Jani Zaka, Fehmi Zaka ndryshoi dëshminë e tij. Gjatë hetimeve ai kishte thënë se ishte kërcënuar nga Shullazi per çështjen e pronësisë së një parkingu, por në seancë u shpreh se nuk e njeh fare as Shullazin e as Danin.

Ai tha se problemin e ka me një tjetër person Fatmir Sinanaj, i cili sipas tij nuk i jep hipotekën e parkingut.

Roland Tarja, badigardi i Ylvi Beqajt tha se biznesmeni ishte shume i kënaqur nga bashkëpunimi me Shullazin, ndërsa në dy raste kishte tërhequr nga banka shuma në total prej 150 mijë eurosh, të cilat më pas ia kishte dhënë biznesmenit Beqja.

Në seancën paraardhëse, shoferi i biznesmenit tha se këto para i ishin dhënë Gilmando Danit.