2300 m2 pasuri e paluajtshme dhe 4 automjete janë sekuestruar nga Policia e Shkodrës pas denoncimit të emisionit investigativ ?Stop? për një fabrikë që prodhonte pije energjike dhe alkoolike false.

Sipas një njoftimi për shtyp të shpërndarë nga policia, ditën e hënë u ekzekutua urdhri i Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për:

-Sekuestrimin e aktivitetit tregtar të subjektit ?Briland?shpk, me administator Xhavit Kasemi.

-Pasurinë e paluajtshme 2 godina nga 1000 m2, në lagjen ?Ajasëm?, Shkodër

-Për pasuri të luajtshme, produkte të prodhimit nga ?Briland?shpk, që ndodhen brenda godinave së lartëpërmendura

-Për pasuri të paluajtshme, magazinë, në përdorim të subjektit Briland?shpk 300 m2, në lagjen ?Liria?, Shkodër

- 4 automjete në përdorim të subjektit Briland?shpk si më poshtë:

Automjeti tip Mercedes Benz me targë AA237OL,

Automjeti tip Wolksvagen me targë SH6014E,

Automjeti tip Ford me targë SH1642E,

Automjeti tip Mercedes Benz me targë AA482AN.

Sekuestrimi i ambienteve të fabrikës, magazinës dhe të gjithë produkteve vjen pak ditë pasi policia arrestoi tetë persona, përfshirë 5 inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe 3 punonjës të fabrikës ?Briland? që kryente aktivitetin e paligjshëm.

Në kërkim është shpallur administratori i fabrikës, Xhevat Kasemi, 53 vjeç, i cili rezulton të jetë i dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale, atë të falsifikimit të pijeve alkoolike dhe freskuese.

Tre punonjësit e arrestuar të kompanisë ?Briland? akuzohen se kanë prodhuar produkte ushqimore në mënyrë të kundraligjshme dhe të dëmshme për shëndetin. Mbi ta rendojnë akuzat Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale?, ?Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve industrial e ushqimor?, ?Falsifikimi i formularëve?, ?Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë? dhe ?Fshehja e të ardhurave.

Kurse pesë inspektorët akuzohen për shpërdorim detyre pasi kanë mbajtur procesverbale fiktive në subjektin ?Briland? duke e lejuar të prodhojë produkte ushqimore jashtë normave të higjienës e në mënyrë të kundraligjshme. /tvklan.al