Qeveria Rama 2 ka ?rizgjuar? një projektligj, i cili flinte në arkivat e Kuvendit që prej një viti, pasojë e të cilit është rritja e pashmangshme e çmimeve për të gjitha ilaçet. Fjala është për nismën e qeverisë Rama 1 për ndryshime në kushtet e koncesionit të pullave fiskale për ilaçet, që është miratuar që në vitin 2011 nga Ekzekutivi Berisha.<br /><br />Kontrata koncesionare ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet kontraktues, dhe shoqërive ?Sicpa Security Solutions, s.a.? dhe ?Sicpa Security Solutions, Albania?, sh.p.k., ?Për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave?, është miratuar me ligjin nr.10381, datë 24.2.2011.