TIRANE-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po zhvillon një vizitë në Shqipëri, ndërsa në takimin me homologun e tij, Edi Rama u përcollën 4 mesazhe të rëndësishme për bashkëpunimin mes dy vendeve.

Dy kryeministrat premtuan se "në fillim të vitit 2018 do të shembet kufiri mes dy vendeve, do të ketë një bashkim doganor, por edhe i përfaqësive diplomatike në botë duke nisur nga Brukseli, ndërsa do të njësohen edhe diplomat".

Çdo gjë do të nisë nga mbledhja e dy qeverive në Korçë në 27 nëntor në kuadër të ?Vitit të Skënderbeut? që do të jetë i mbushur me shumë aktivitete.

Rama-Haradinaj: Do të "shembim" kufirin Shqipëri-Kosovë
?Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës do të shembet dhe qytetarët do të lëviznin të lirë si në vendet e Bashkimit Europian?.

Ky është premtimi i parë dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës që pritet të marrë jetë vitin tjetër pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Korçë në datë 27 Nëntor.