Surprise Me!

Ora News - Burg per xhaxhanë vrasës: Nipi më qëlloi i pari, u vetëmbrojta

2018-05-03 3 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën arrest me burg për Bujar Kuçin, i cili akuzohet për vrasjen e nipit të tij Mirsad Kuçi. I pandehuri tha në gjykatë se ngjarja kishte ndodhur pas grindjes së nisur për shkak të qenit.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë ?arrest me burg? për Bujar Kuçin, i cili pak ditë më parë vrau me thikë nipin e tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi katër ditë më parë, ku xhaxhai i mori jetën nipit të tij Mirsad Kuçi, pasi qeni i këtij të fundit i ndoti në oborrin e shtëpisë.
Por në seancën e masës së sigurisë të zhvilluar te Krimet e Rënda, i pandehuri tha se kishte qenë nipi ai që e kishte qëlluar i pari dhe në përleshje e sipër në kushtet e vetëmbrojtjes, ai i ishte kundërpërgjigjur.
Sipas policisë xhaxha dhe nip kishin qenë në konflikt të vazhdueshëm për çështjen e një oborri të përbashkët, pasi nuk arrinin të ndanin me mirëkuptim sipërfaqen e tokës.
Situata mes tyre ishte agravuar së tepërmi, kur qeni i viktimes kishte ndyrë në pjesën e oborrit të shtetasit Bujar Kuçi, duke bërë që ky i fundit të marrë thikën dhe të qëllojë nipin e tij 32-vjeçar, i cili ndërroi jetë në spital nga plagët e rënda.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/xhaxhai-vret-nipin-arrest-me-burg-per-bujar-kucin/

Buy Now on CodeCanyon