Surprise Me!

Ora News – Ushtria nis ndërtimin e urës për 3 mijë banorë në Gramsh

2018-05-03 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për vite të tëra, 3 mijë banorë të fshatrave Poroçan, Holtas, Gjere, Lleshaj në Bashkinë e Gramshit kanë vuajtur izolimin nga pjesa tjetër e vendit, veçanërisht në ditët e vështira të dimrit.
Por, situata do të marrë fund pas jo më shumë se 10 ditësh, kur pritet të përfundojë ura e re, tip bailey. Ajo nisi sot të ndërtohet nga efektivi i togës së urave në Batalionin e Xhenios (bXh) të Komandës Mbështetëse.
Ministrja e Mbrojtjes, znj. Olta Xhaçka e pranishme në ditën e parë të fillimit të punimeve deklaroi se Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë ato që nuk dorëzohen kurrë e janë të pranishmë aty ku pakkush mund të ndërhyjë.
Xhaçka: Kur të gjithë të tjerët janë dorëzuar, pasi për pamundësi nuk e ndërtojnë dot një urë, apo për pamundësi nuk i përgjigjen dot pasojave të një fatkeqësie natyrore, apo për pamundësi nuk i përgjigjen dot nevojave emergjente për ndihmë, Forcat e Armatosura janë gjithmonë atje siç kanë qenë, siç janë dhe siç do të jenë gjithmonë pranë qytetarit dhe pranë komunitetit.
Ajo solli në vëmendje ngjarjen e 5 viteve më parë, ku dy motra adoleshente rrezikuan jetën, pasi ura, ku ato po kalonin për të shkuar në shkollë, u shemb.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ushtria-nis-ndertimin-e-ures-per-3-mije-banore-ne-gramsh/

Buy Now on CodeCanyon