Surprise Me!

Ora News – Mesi: Nuk do të largohen punonjësit korrektë e profesionistë

2018-05-03 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në prag të transferimeve apo largimeve të punonjësve në administratë si rezultat i shkrirjes së ministrive zv.kryeministrja Senida Mesi ka sqaruar se në këtë proces do të zbatohet ligji për nëpunësin.
Duke folur në takimin e 7 për reformën në administratë theksoi se nuk do të largohet nga puna asnjë nëpunës që ka qenë korrekt në detyrën e tij.
Mesi: Siguroj çdo nëpunës të administratës të cilët me korrektësi dhe profesionalizëm kryen detyrën kundrejt qytetarëve, se qeveria është e angazhuar për ti mbështetur dhe promovuar më tej ata. Në të njëjtën kohë ne do të modernizojmë shërbimet, do lehtësojmë punën e tyre dhe do ulim burokracinë për qytetarët tanë, në të gjitha pikat ku shteti i shërben atyre.
Përfaqësesja KE për çështjet e administratës, Mikela Matuella kërkoi më shumë transparencë në realizimin e reformës.
Matuella: Ndryshimet në administratë duhet të jenë të qarta dhe të vendoset një plan konkret. Deri më tani kemi parë ndryshime thelbësore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mesi-nuk-do-te-largohen-punonjesit-korrekte-e-profesioniste/

Buy Now on CodeCanyon