Ish-kryeministri Sali Berisha priti në takim Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Në qendër të takimit ishin reformat që Qeveria e Kosovës do ndërmerrte në të ardhmen për mbarë shqiptarët.

?Pavarësisht nga kufinjtë që kemi, interesat në shumë e shumë drejtime janë të njëjta për mbarëshqiptarët dhe kam besim të madh që zo Haradinaj dhe qeveria e tij do të realizojë një axhendë, e cila është në interes, të popullit të Kosovës, por dhe mbarë shqiptarëve?, është shprehur ish-kryeministri Berisha.

Ndërsa në shenjë respekti, kreu i qeverisë kosovare iu drejtua me fjalën President, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe e falenderoi atë për ndërtimin e Rrugës së Kombit.

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, Kryeministri Haradinaj zhvilloi një takim edhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Tv Klan