Surprise Me!

Report TV - Struktura e re e shëndetësisë Manastirliu:Lehtësim i procedurave

2018-05-03 0 Dailymotion

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, prezantoi sot në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë strukturën e re të shëndetësisë.<br /> <br />Manastirliu u shpreh se sistemi i vlerësimit mes invaliditetit dhe aftësisë së kufizuar duhet të ndryshojë për t?i dhënë fund burokracive.<br /> <br /> ?Të bërit bashkë të shëndetësisë dhe çështjeve sociale, në fakt do ti japë menjëherë fund procedurave të hallakatura mes shëndetësisë dhe çështjeve sociale, mes mjekëve dhe komisioneve, me përcaktimin e aftësisë për punë apo të aftësisë së kufizuar. Përsa ju shpjegova më sipër, besoj se kjo është edhe një arsye më shumë për ti dhënë fund mundimeve të qytetarëve të cilët nuk duhet më të kalojnë në dhjetë zyra për sa e sa vula, por do të drejtohen në një njësi vlerësimi pasi të kenë shkuar vetëm tek mjeku i familjes apo ai specialist.?, tha Manastirliu.

Buy Now on CodeCanyon