U zhvillua sot në Gjykatën Kushtetuese seanca për shqyrtimin e kërkesës së Unionit dhe Shoqatës së Gjyqtarëve kundër disa neneve specifike të Vettingut, si dhe të disa pikave në dy ligje të tjera bazë të reformës në drejtësi.

Konkretisht, padia bën fjalë për ligjin e organeve të qeverisjes së drejtësisë dhe të statusit të gjyqtarëve, pasi pretendojnë se janë anti-kushtetuese.

Unioni dhe Shoqata e Gjyqtarëve kërkojnë që të shfuqizohen disa nene të ligjeve që janë miratuar.

Por në seancë ka pasur një diskutim për avokatin që përfaqëson shoqatën, pas pretendimit të Vasilika Hysit.

Sipas saj, avokati Alban Alimema nuk plotëson kriterin për të marrë pjesë në Gjykatën Kushtetuese. Në seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese u vendos që avokati Alimema nuk ka të drejtë përfaqësimi në këtë gjykatë