Surprise Me!

Ora News – OSBE: Urgjent reformën elektorale! Në 25 qershor u blenë vota

2018-05-03 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre muaj pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, misoni i OSBE-ODIHR publikoi listën me 23 rekomandime për të sheshuar të gjitha problemet e proceseve zgjedhore në Shqipëri. Blerja e votës, reforma e shpejtë elektorale, financimi i fushatës, mbulimi mediatik ishin problemet kryesore të zgjedhjeve. Ngritja e task-forcës pas marrëvëshjes së 18 majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës u pa pozitivisht nga vëzhguesit e ODIHR dhe u shprehën në favor të përsëritjes së saj në proçeset zgjedhore.
Pas vëzhgimit të hollësishëm të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, misioni i ODIHR përgatiti 23 rekomandime për problematikat e shfaqura në to.
Rekomandimi numër një dhe më kryesori është që partitë politike duhet të kryejnë sa më parë reformën elektorale duke bërë ligje që rregullojnë fushatën elektorale, financimin e saj dhe mbulimin mediatik.
ODIHR kërkon rritjen e ndërgjegjësimit për ndalimin dhe dënimin e fenomenit të shitblerjes së votës për të rritur besimin në proçesin zgjedhor si dhe një luftë të hapur kundër dhe publike nga politikanët kundër këtyre fenomeneve.
Eksperimenti i task-forcës për të monitoruar përdorimin e aseteve shtetërore në fushatë, u pa i arsyeshëm nga arbitri kryesor i zgjedhjeve dhe mund të riaplikohet në çdo zgjedhje në një kohë të mjaftueshme përpara zgjedhjeve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/osbe-urgjent-reformen-elektorale-ne-25-qershor-u-blene-vota-partite-jo-transparente/

Buy Now on CodeCanyon