Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD Lulzim Basha janë përplasur në orët e vona në Kuvend në lidhje me organet e vettingut. Rama akuzoi PD se pengoi vettingun kur ishte në çadër, ndërsa ironizoi edhe LSI që sipas tij donin ta tridhnin Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit.
Ndërsa Basha akuzoi se ky është një shtet kriminel, ndërsa në lidhje me organet e vettingut Basha këmbënguli tek shtimi i burimeve njerëzore, siç janë këshilltaret dhe përkthyesit.
Rama: Këtu ka njerëz që u ngujuan me muaj të tërë në një çadër dasmash për ta penguar Vetting-un dhe sot kanë ardhur në këtë orë të vonë, të na akuzojnë neve që po e sabotojnë Vetting-un. Ashtu sikurse ka dhe të tjerë që, kur ishin në qeveri, donin ta tridhnin Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, ndërsa sot kanë vënë kujën tek Operacioni se po ju prishin dasmën e Vetting-ut. Jemi vendi që kemi numrin më të vogël të nëpunësve në rajon, kemi numrin e dytë më të vogël të nëpunësve në Europë, mbas Gjeorgjisë. Po e dini që kemi numrin më të madh të drejtorëve, shefave, sekretareve, rojeve, pastrueseve, plus shoferëve për frymë në Europë.
Basha: Shteti juaj nuk është një shtet i fortë, është juaj është një shtet kriminal. Jo thjesht në kuptimin e aleancës me krimin që ta përplasi sot në fytyrë edhe OSBE/ODIHR dhe nuk ke nga të shkosh. Është raporti më i zi, po qeshni ju se mendoni se do gëzoni blerjen e votës. Tani për të mbrojtur këtë tepsi ti do ti biesh të vetmit kërcënim që të vjen, që është një drejtësi të reformuar. Çfarë kërkojnë komisionet e vettingut nuk janë as shoferë, as mazhordomë si ata që kishe ti, por kërkojnë këshilltarë. Ai Misioni Ndërkmbëtar i Monitorimit ta ka dhënë të zeza mbi të bardhë ja cila është skema që ne kemi: 8 anëtarë të komisioni dhe 40 staf mbështetës, nga të cilët 22 këshilltarë, 18 përkthyes.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/rama-basha-perplasen-ne-kuvend-per-vettingun/