Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shkolla ?9-vjecare? ne Kastriot të Dibrës zhvillon mësimin në kushte të mjerueshme, ndërsa 270 nxënësit e saj ulen në klasa ku mungojnë xhamt në dritare, dyert apo edhe energjia elektrike.
Drejtoresha e kësaj shkolle Alketa Qanaku, në mbledhjen e keshillit bashkiak të Dibrës ngriti e revoltuar mungesën e kushteve elementare në institucionin e saj arsimor, në një kohë që bashkia diskuton lyerjen e shkollave.
Alketa Qanaku: Shkolla ime nuk ka sanitare, roje nuk ka. Është në ditë të zezë.
Kamera e Ora News verifikoi gjendjen e shkolles që u bë objekt debati në këshillin bashkiak, dhe pamjet flasin vetë. Edhe nxënësit thonë se nuk mund të mësojnë në kushte të tilla.
Nxënësit: Kushtet janë shumë të vështira. Dyshemeja është e prishur. Tualetet nuk funksionojnë, dritaret janë të prishura, dollapet.
Problem madhor për këtë shkollë janë tualetet të cilat janë jo funksionale, ndërsa mungon uji.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kushtet-e-mjerueshme-ku-mesojne-femijet-e-shkolles-kastriot-diber/