Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërsa politika ende nuk e ka gjetur dakordësinë për nisjen nga punë për reformën zgjedhore, KQZ shprehet e gatshme për tu bërë pjesë e këtij procesi.
Pak orë pas publikimit të këtij raporti të OSBE/ODIHR me rekomandimet përkatëse kryetari i KQZ, Klemend Zguri tha se kryetari i KQZ është gati të marrë parasysh të gjtha vërejtjet.
Zguri: Raporti e gjen KQZ-në gati, të përgatitur dhe optimiste për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore. ? Ndaj pjesa më e rëndësishme e tij ngelen gjithmonë vërejtjet, kritikat dhe rekomandimet. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t?i marrë ato seriozisht si çështje prioritare të agjendës së vet për të analizuar problematikën e hasur gjatë procesit zgjedhor dhe për të hartuar një paketë me propozime për zgjidhjen sa më efikase të tyre.
Sa i përket konstatimit në raport se KQZ nuk mbajti qëndrim të njëllojtë për shkelje të kuotave gjinore, Zguri tha se është ende në kohë pasi afati nuk ka përfunduar.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/zguri-kqz-gati-per-zbatimin-e-rekomandimeve-te-osbeodihr/