http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ekspozitë me libra të vjetër rreth 130-vjeçar është hapur në ambientet e Muzeut Kombëtar të Arsimit në qytetin e Korçës.

Në ditën e Trashëgimisë Kulturore mes botimeve të vjetra qe dëshmojnë përpjekjet e patriotëve për përhapjen dhe mësimin e Gjuhës Shqipe, janë ekspozuar për herë të parë edhe dy libra të Kostandin Kristoforidhit. Botimet e hershme janë pjesë e fondit të bibliotekës së qytetit

Në kuadrin e Ditës të Trashëgimisë Kulturore në ambientet e këtij Muzeu është çelur edhe një ekspozitë me piktura të realizuara nga nxënës të shkollave. Në punimet e tyre ata sjellin elementë të trashëgimisë kulturore të qytetit juglindor.