Surprise Me!

Ora News – Pamjet e aksidentit ku dyshohet se u përfshi Drejtori i Policisë Gjirokastër

2018-05-03 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ora News siguron pamjet e aksidentit të ndodhur pak ditë më parë pranë fshatit Krahës ku dyshohet se është përfshirë edhe Drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Lorenc Paganika. Në pamje duket makina BMW X1 me ngjyrë të bardhë me targa AA 572 BF.
Gjirokaster- Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Krahës, në dalje të Gjirokastrës, ku ka mbetur i lënduar 59- vjeçari Axhem Mërtiri.
Çështja është regjistruar në Prokurorinë e Gjirokastrës për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe largim nga vendi i aksidentit.
Nga verifikimet, grupi i hetimit tha për Ora News se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.00-20.30, kohë kur Drejtori i Policisë pretendon se nuk ka qenë fare në rrugën ku ka ndodhur ngjarja.
Po kështu sipas hetimeve paraprake, makina që ka goditur të dëmtuarin ka qenë duke shkuar në Gjirokaster.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pamjet-e-aksidentit-ku-dyshohet-se-u-pershi-drejtori-i-policise-gjirokaster/

Buy Now on CodeCanyon