Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Statutet e Shkodrës, teksti legjislativ i hartuar në gjysmën e parë të shek XIV ka ardhur sot për botuesin në një botim anastatik. Studiuesit vënë theksin në rëndësinë e këtij teksti i cili sjell pajmen e qytetërimit europian që vendi ynë kishte përpara pushtimit otoman. Ky botim konsiderohet si një pasaportë drej Europës dhe dokument i identitetit tonë europian.
Statutet e Shkodrës, një dokument i identitetit europian të shqiptarëve. Teksti legjislativ i hartuar në gjysmën e parë të shek XIV dhe me një rëndësi të veçantë për historinë e vendit u soll për lexuesin si një botim anastatik.
Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, theksoi vlerën dhe rëndësinë e Statuteve te Shkodrës.
Ndërkohë që studiuesja italiane dhe albanologia, Lucia Nadin, tha se ky botim është një biletë që Shqipëria ka në rrugën e saj drejt Europës.
Studiuesi Pirro Misha tha se ky botim sjell pamjen e vërtetë të qytetërimit tonë përpara pushtimit otoman.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/statutet-e-shkodres-bileta-e-shqiperise-drejt-europes/