Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Katër vitet e ardhshme i ka cilësuar vendimtare për vendin tonë, prandaj primare është kryerja e detyrave të shtëpisë.
Me këtë mesazh e nisi vizitën e tij në pikën turistike të Razmës, Ambasadori i Austrisë Johann Sattler i cili ju bashkua projektit ?Të rizbulojmë malet e Shqipërisë?, që përkrahet nga kjo Ambasade, në bashkëpunim me Agjensinë Austriake për Zhvillim.
Johann Sattler: Unë jam këtu për të promovuar turizmin, për të ndihmuar shqiptarët edhe më tepër në këtë sektor. 4 vitet e ardhshme janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë, është një shans i mire për të ecë përpara. Për të bërë detyrat e shtëpisë, për të plotësuar kushtet e kërkuara dhe ne pastaj jemi të gezuar për ta ndihmuar Shqipërinë. Austria është mbeshtetëse kryesore në rrugen e integrimit të Shqipërisë.
Për të treguar që turizmi malor është prioritet që duhet mbështetur, Sattler u kujdes të theksonte se vetem vitin që kaloi në Shqipëri ishin 25 mijë Austriak, pikërisht për këto zona, e jo për detin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ambasadori-austriak-beni-detyrat-e-shtepise-ky-katervjecar-vendimtar-per-integrimin/