Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
U kap teksa lëvizte në një motor pa dokumente por më pas i zbuluan se në shtëpi mbante armë nga më të ndryshmet dhe municione.

Personi i arrestuar mbrëmjen e 29 shtatorit nga skuadra "Shigjeta" e Forcës së Posaçme "Shqiponja" është Bruno Kurti, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Në momentin kur u ndalua ai kishte me vete armë zjarri "Browing", me një krehër me fishekë, informon policia e Tiranës.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
një silenciator
- një palë dylbi
- 21 copë fishekë
- 5 telefona
- një qese farmacie me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa
- një thikë me palosje
- një thikë me dorezë të zezë
- shkop gome

- 2 shkopinj të punuar në mënyrë artizanale
- 6 targa automjetesh
- një kartmonedhë 2000 e dyshuar fallco
- një minikartë telefoni
- prozhektor

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik", "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", " Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta", "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike", parashikuar nga nenet 236, 278, 279 dhe 283 të Kodit Penal

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/e-kapin-me-motor-pa-leje-kur-i-kontrolluan-banesen-u-habiten-cfare-gjeten/