Garda e Republikës merr në mbrojtje anëtarët e tre organeve të Vetingut, të cilët do të vendosin për fatin e mbi 750 gjyqtarëve dhe prokurorëve, në bazë të tre kritereve: Ligjshmërisë së pasurive, kontaktet e papërshtatshme me krimin dhe aftësitë profesionale. Personeli i Gardës së Republikës, përpos mbrojtjes, do të kujdeset edhe për 27 njerëzit e organeve të Vetingut. Vendimi reflektohet në një raport i përgatitur nga Komisioni i Ligjeve, ku sqarohen edhe prapaskenat e uljes me 40 për qind të stafit të Vetingut.<br />?Është gjykuar nevoja për ofrimin e mbrojtjes së veçantë, nga personeli i Gardës së Republikës së Shqipërisë, në përputhje me ligjin e saj organik. Në këtë kuptim personeli Gardës së Republikës së Shqipërisë do të ofrojë jo vetëm mbrojtjen e posaçme, por do të sigurojë edhe shërbimin e transportit për anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përputhje me këtë arsyetim, në variantin e rishikuar është rikonceptuar propozimi për pajisjen me shoferë?, thuhet në raport. Kjo zgjidhje është ofruar pra kërkesës së organeve të Vetingut për shoferë personal për çdo anëtar.
