Ministria e Bujqësisë do të skanojë të gjitha pikat e therjes dhe tregtimit të mishit dhe do të mbyllë të gjitha ato jashtë kritereve.<br /> <br />Ministri Niko Peleshi sqaron në një intervistë për Report TV se nuk do të falen të gjitha ata punonjës të AKU-së që kanë dhënë licenca në kundërshtim me ligjin.<br /> <br />Peleshi thotë se as në ministrinë e tij dhe as në dikasteret e tjera, reforma e qeverisë së re nuk ka pasur në fokus largimin nga puna të njerëzve të LSI-së.