Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Arrestohet në pikën kufitare të portit të Durrësit një shtetasi italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.
Shtetasi italian tentoi të kalojë kufirin me dokumente false.
Xhuliano Velo, 58 vjeç ishte shpallur në kërkim nga interpoli pasi drejtësia spanjolle e akuzon për veprën penale të vrasjes dhe maksimumi i dënimit për këtë vepër është 25 vite burg.
?Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Spanjës të një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht: Giuliano Velo 58 vjeç, lindur dhe banues në Itali? thuhet në njoftimin e policisë
Me pasaporte sllovene
Velo, më datë 27.09.2017 është kapur nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës, pasi ka tentuar të kalojë kufirin, në drejtim të Italisë me pasaportë dhe kartë identiteti Sllovene të dyshuara se janë fallco.
Nga hetimet e mëtejshme të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u evidentua se Gjykata Themelore e Lorca (Murica)/ Spanjë ka lëshuar Urdhërin e Arrestit Nr. PA 640/2017, datë 29.09.2017, për kryerjen e veprës penale ?Vrasja? parashikuar në nenin 138, 139,140 të Kodit Penal Spanjoll.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/italiani-i-akuzuari-per-vrasje-ne-spanje-kapet-ne-durres-me-pasaporte-sllovene/