Surprise Me!

Reforma zgjedhore/ 3 ish-kryetaret e KQZ: Varet nga vullneti politik

2018-05-03 1 Dailymotion

Në një kohë kur reforma zgjedhore po kthehet në kryefjalën e politikës, ekspertët mbështesin kërkesën për realizimin e votimit dhe numerimit elektronik. Për dy ish kryetarët e Komisionit Qëndrorë të Zgjedhjeve, Kristaq Kumen dhe Clirim Gjatën, nëse kjo realizohet do të sjellë mirëadministrim të procesit zgjedhor.
Kristaq Kume: ?është I mundshëm për tu bërë nese ai do të realizohet si një process I mbyllur brenda qëndrës së votimit?.
Çlirim Gjata : ?janë realizuar dhe problem të tjera në mbarë vendin rrugë elektronike pse mos bëhet dhe votimi në rrugë elektronike ?
Por ish kryetarja e KQZ Lefteri Luzi nuk ndan të njëjtin mendim .
Lefteri Luzi : ?të konsiderosh 1.5 mln votues shqiptarë , ti cosh në votim elektronik dhe numërim elektronik për shkak se partite politike nuk kanë besim te njeri tjetri , ku kostoja është jashtëzakonisht e madhe dhe besueshmëria e procesit gjithmonë lë shumë për të dëshiruar mendoj se nuk është një zgjidhje?
Sa I takon propozimit të Partisë Demokratike për të ulur rolin e kryetarve dhe per ti dhënë qytetarve mundësi zgjedhje, ekspertët japin sygjerime të ndryshme .

Kristaq Kume ?Une do te isha per sistem propocional te paster, me nje zone zgjedhore, me lista te hapur I cili jep jo vetem mundësi gare , jep mundësi poashtu formimit të koalicioneve postzgjedhore si dhe krijon mundesi per emigrantet?
Clirim Gjata ?Mund të jetë qoftë sistem maxhoritar I pastër ose I përzierë qoftë propocional I pastër apo I përzier, e rëndësishme eshtë që të jetë me lista të hapura, që qytetarët të mos votojnë atë u urdhërohet apo ju vjen në pjatë nga partia, por të votojnë vetë atë që duan të shkojë deputet?
Lefteri Luzi : ? reforma zgjedhore nuk sjelle demokracinë e partive politike , duhet që këto të fundit të aplikojnë metoda të tilla që të cilat sjellin demokracinë brenda për brenda partive politike?
Për të realizuar refomen zgjedhore ish kryetarët e kërkojnë që palët të kenë vullnet politik për ta realizuar dhe jo retorikë boshe. Reforma zgjedhore kërkon 3 të pestat e votave në Parlament, për këtë arsye forcave politike do tu duhet të gjejnë patjetër gjuhën e përbashkët. Ditët në vijim pritet që maxhoranca dhe opozita të ulen në një tryezë për të diskutuar në lidhje ligjin zgjedhor.

Buy Now on CodeCanyon